Mashtrimi i madh!

0
454

Në Kosovë, me vite të tëra është investuar nga çarqet e caktuara për të arrituar deri te mashtrimi i madh i 14 shkurtit 2021.

Kriza morale që ka kapluar shoqërin tonë, vije edhe si rezultat i mungesës së mendimit kritik e cila nuk ishte në gjendje ta kuptonte luftën propagandistike-psikologjike të pregaditur në kuzhinat e Beogradit.

Triumfi i UÇK-së dhe NATO-s mbi forcat e okupatorit serbo-sllavë në qershor të vitit 1999, krijoj rrethana të reja historike në Kosovë!

Mbeturinat e okupatorit serb me ndihmën e regjimit të UNMIK-ut u infiltruan në jetën publike dhe institucionale, që filluan të krijoheshin pasë luftës në Kosovë, me misonin e tyre për ti shërbyer Serbis në rrethanat e reja.

Fillimisht në bashkpunim me aleatët tradicional të Serbisë dhe Rusisë mrenda UNMIK-ut, shantazhuar dhe ngritën kurthe për ish luftëtar të UÇK-së dhe veprimtar politik, e cila u shoqërua më një arsenal të madh propagandistik të mediave që financoheshin nga lobi sllavë përmes shpifjeve, linçimeve dhe akuzave të pa baza.

E gjitha kjo që u pregadit në Serbi dhe u plasu në Kosovë nga argatët e saj, u përdorë me mjeshtri nga sekti në pushtet për ti shpërla trurin një pjese të madhe të qytetarve të cilët nuk ishin në gjendje ta dallonin të bardhën nga e zeza dhe çka është lajm dhe çka është dezinformat.

Situata e rënduar politik, ekonomike dhe e sigurisë në vendin tonë, e cila derivon si rezultat i adoloshencës politike në pushtet, shtron nevojën për një front të përbashkët demokratik, për ti shpëtuar të arriturat e mëdha të shtetit të Kosovës, që nga lufta e UÇK-së e deri më sot, e që po rrezikohet nga papërgjegjësia dhe padijenia e suitës në pushtet.

Shkruan: Zafir BERISHA – NISMA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here