Kur dilni nga shtëpia siguroheni që nuk keni bërë asnjë gabim në grim
Ja disa prej tyre që duhen evituar:
Për shumicën e femrave grimi përbëjnë është një ritual të përditshëm, ai fsheh parregullsitë, ju bën të dukeni më të bukura dhe më të sigurta, por vetëm në rastet kur ai bëhet pa gabime. Le të shohim gabimet që duhen shmangur.
Le të fillojmë me pastrimin e fytyrës, e cila është jetike për çdo tip lëkure duke qenë e pamundur përhapja e mirë e fondotinë.
Dhe kur bëhet fjalë për fondotinën sido qoftë ajo (krem, lëng ose e ngurtë) duhet të përhapet në mënyrë të njëtrajtshme drejt veshëve, qafës. Ajo duhet të jetë me ngjyrë të përafërt me të lëkurës në mënyrë që të shmanget kontrasti.
Në mënyrë të ngjashme, duhet shmangur ndryshimi i tonalitetit të saj me ndërrimin e sezonit. Rregulli është që duhet përdorur gjithmonë i njëjti ton, në shtresë të hollë në mënyrë që të shmanget efekti i maskës.
Duhet të themi se korrektori shërben vetëm për të mbuluar defektet dhe jo për të bërë më të dukshme zonën rreth syve.
Shmangni tonin për skuqjen e faqeve dhe lapsin për vetullat. Por gjithashtu edhe lapsin për konturet e buzëve.














































