LVV: Skandali i Shaqir Totaj, rrezikon të lë pa ujë të pijshëm 14 fshatra të rajonit të Hasit

0
301

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren e ka akuzuar kryetarin e komunës, Shaqir Totaj, për siç thuhet në reagim, rrezikon ti lë pa ujë të pijes 14 fshatra të rajonit të Hasit.

“Në punimet që Komuna e Prizrenit është duke i zhvilluar për rregullimin e shtratit të lumit, i cili është afër burimit të ujit të pijshëm – Sozi në fshatin Nashec, operatori ekonomik ka dëmtuar pellgun ujëmbledhës të burimeve, duke ndikuar në rënien e nivelit të ujit të pijshëm ku pamundësohet furnizimi me ujë të pijshëm në fshatrat e rajonit të Hasit”, thuhet në mes tjerash në reagimin e LVV-së.

“Skandali i Shaqir Totaj
Të nderuar qytetarë
Njoftoheni me skandalin e radhës të kryetarit Totaj, i cili rrezikon të lë pa ujë të pijshëm 14 fshatra të rajonit të Hasit në Komunën e Prizrenit.
Në punimet që Komuna e Prizrenit është duke i zhvilluar për rregullimin e shtratit të lumit, i cili është afër burimit të ujit të pijshëm – Sozi në fshatin Nashec, operatori ekonomik ka dëmtuar pellgun ujëmbledhës të burimeve, duke ndikuar në rënien e nivelit të ujit të pijshëm ku pamundësohet furnizimi me ujë të pijshëm në fshatrat e rajonit të Hasit:

  1. Plane
  2. Gorozhup
  3. Mile
  4. Mazrek
  5. Gjonaj
  6. Grazhdanik
  7. Nashec
  8. Tupec
  9. Atmaxhë
  10. Kobaj
  11. Vlashnjë
  12. Kojush I
  13. Kojush II
  14. Landovicë
    Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren, shpreh shqetësimin e saj ku për arsye të neglizhencës dhe mosseriozitetit të Komunës së Prizrenit, për javë të tëra rrezikojnë të mbeten pa furnizim me ujë të pijshëm mijëra banorë të fshatrave të Hasit.”, thuhet në reagimin e LVV-së në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here