LRF-ja në Prizren nderon me mirënjohje dy mjekët që ia shpëtuan jetën lojtarit në fushë

0
2853

Liga Rajonale e Futbollit në Prizren ka ndarë mirënjohje për dy heronjtë e fushës së futbollit, Masar Shala dhe Esmir Berisha.

Shala dhe Berisha, i kanë dhënë ndihmën e parë lojtarit të KF “Liria”, Esmir Berisha, pas një lëndimi serioz në fushë.

“LRF në Prizren dhe Kryetari Mirsad Çollaku, kanë nderuar me mirënjohje dy heronjtë e fushës së Futbollit, Masar Shala dhe Esmir Berisha, për profesionalizmin dhe heroizmin e treguar në shpëtimin e jetës së futbollistit junior të Klubit Liria, cili pësoi një lëndim serioz në ndeshje kampionale.
Shpresojm që lëndime të tilla të mos përsëriten më në fushat tona të Futbollit”, thuhet në njoftimin e LRF-së./04 Online

Leave a Reply