Liverpooli fiton trofeun e parë sezonal

0
1322

Trofenë e parë sezonal në futbollin elitar anglez e fiton Liverpooli. Në përplasjen mes gjigantësh në “King Power Stadium”, në finalen e Community Shild “The Reds” mposhtën 3-1 Manchester City-n, rivalin e madh që u rrëmbeu titullin e Premier League-s vetëm në javën e fundit. Rrëmbeu skenën blerja më e re e Liverpoolit, Darwin Nunez, që fitoi një 11-metërsh dhe realizoi golin e tretë për “The Reds”.

Debutim i hidhur për Erling Haaland, që edhe pse i pati rastet, nuk arriti të shënonte, madje në shtesë goditi traversën.

E zhbllokoi takimin Trent Alexander-Arnold në minutën e 21-të, ndërsa në të 70-tën barazoi Alvarez. Ndeshja u bë më emocionuese në fundin e saj, me Salah që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në të 82-tën. Në minutat shtesë Nunez, që fitoi penalltinë e Liverpoolit, realizoi golin e fundit të sfidës, duke i siguruar për herë të 16-të Liverpoolit Community Shield, trofeun e vetëm që i mungonte trajnerit Jurgen Klopp dhe që “The Reds” e kishin fituar për herë të fundit në vitin 2006./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here