Liverpool “peshkon” në Holandë, nis kontaktet me mbrojtësin e Ajax

0
271

Ajax gjendet në një pozitë shumë të vështirë për momentin, me rekordmenët e futbollit holandez që pas 8 takimeve mbyll klasifikimin me 5 pikë.

Një situatë që ka vendosur në tension edhe lojtarët, ndërsa nga ky moment kërkon të përfitojë Liverpool.

“The Reds” kanë nisur kontaktet me lojtarin Devyne Rensch.

Mbrojtësi 20-vjeçar ka kontratë deri në verën e vitit 2025 me “Hakrëtarët” dhe vlera e kartonit të tij është rreth 10 milionë euro.

Mediet britanike kanë raportuar gjithashtu se në garë për shërbimet e Rensch është edhe Arsenal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here