“Lidhja e Prizrenit”, fituese e Kupës së Kosovës në pingpong

0
185

Më datë 4 qershor, në shkollën fillore  “Tefik Çanga”  në Ferizaj, u organizua Kupa e Republikës së Kosovës në kategorinë e seniorëve, për meshkuj dhe femra.

Me rezultatin e përgjithshëm 4-1, klubi “Lidhja e Prizrenit” nga Prizreni,  u shpallën kampionë të Kupës së Republikës së Kosovës për seniorë.

Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë u takuan “Lidhja e Prizrenit” dhe “Dardania”.  Në gjysmëfinalen e dytë, u përballën dy ekipe nga Prishtina, “Priping” dhe “Prishtina”.

Siç dhe ka njoftuar Federata e Pingpongut e Kosovës, ndeshja e ditës ishte ajo ndërmjet Fatih Karabaxhaku nga Prizreni dhe anglezit Christopher Doran, të cilën ky i fundit e fitoi 3 me 2 në sete.

Fatih Karabaxhaku dhe Kreshnik Mahmuti fituan në dyshe kundër Christopher Doran dhe Yll Dragidella me rezultat 3 me 1.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe teksti

Leave a Reply