Lëndohet Ernest Muçi, jashtë fushave për 3-4 javë

0
88

Në javën e 31-të të Superligës, skuadra turke e Beshiktash u përball në shtëpi me Basaksehirin.

Besiktasi humbi ndaj kundërshtarit me rezultat 2-0.

Anësori 24-vjeçar i bardhezinjve, Ernest Muçi, u dëmtua kundër Basaksehirit dhe u zëvendësua nga Joao Mario në minutën e 27-të.

Pas këtij zhvillimi, klubi i Besiktasit bëri të ditur situatën e fundit të futbollistit shqiptar. Ernest Muçi do të jetë jashtë fushës për të paktën 3-4 javë, shkruan Albeu.

Duke luajtur në 34 ndeshje këtë sezon me fanellën bardhezi, 23 prej të cilave në Superligë, 8 në Kupat e Europës dhe 3 në Kupën e Turqisë, Muçi ka kontribuar me 7 gola dhe 3 asistime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here