Kurti në shkrimin për 1 maj merret me opozitën: S’i votuan 200 milionët e presidentin, qytetarët do t’i nxjerrin përfundimet e tyre

0
91

Kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një postim për rastin e 1 majit, ditës së punëtorëve, ka shfrytëzuar rastin të sulmojë partitë opozitare për zhvillimet e brendshme politike.

Kurti ka thënë se partitë opozitare përveç që s’ia votuan pakon 200 milionëshe, ato nuk e përkrahen as zgjedhjen e presidentit, duke e çuar vendin në zgjedhje.

Kreu i LVV’së ka thënë se votat janë të regjistruara dhe se qytetarët do të nxjerrin përfundimet e tyre.

“Propozuam një paketë prej 200 milionë eurosh për përballjen me inflacionit, që ofronte mbështetje të synuar për sektorin privat, studentët, fëmijët dhe familjet që ballafaqohen me rritjen e kostos së jetesës. Kjo paketë u bllokua në Kuvend nga një opozitë që zgjodhi të mos votojë. E njëjta opozitë që bojkotoi zgjedhjen e presidentit duke e dërguar vendin në zgjedhje. Votat janë të regjistruara. Qytetarët do të nxjerrin përfundimet e tyre”, ka shkruar Kurti.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbini2017%2Fposts%2Fpfbid02JyqoJNYricWaCz3M1jwUW3cveyisGRDfsasd4WsUzth2EyxpwcneYGkANKKuTXfjl&show_text=true&width=500

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here