Kurti: Mbrëmë iu shkrova Hamzës dhe Abdixhikut, s’më kthyen përgjigje – kur isha në opozitë më ndiqnin me polici

0
49
Newly-elected Prime Minister of Kosovo Albin Kurti addresses the parliament during a session to form the new government, ending the country-s long-running political deadlock, in Pristina on February 11, 2026. On February 11, 2026 evening, the Kosovo Parliament re-elected Albin Kurti as Prime Minister following his party's victory in the early general election, thus ending a year-long institutional deadlock. Parliamentary elections were held on 28 December, after Albin Kurti failed in his attempt to build a majority following the first round of voting in February 2025. He then led a technical government for twelve months. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se është vazhdimisht në komunikim me partitë opozitare për çështjen e propozimeve të Feride Rushitit dhe Hatixhe Hoxhës për presidente, por sipas tij nga opozita nuk ka marrë përgjigje.

Kurti i bëri këto komente në një konferencë për media, kur u pyet nëse ka pasur konsultime me opozitën lidhur me emrat e propozuar.

Ai tha se propozimi i dy kandidateve mbrëmë ka ndodhur si pasojë e paqartësisë rreth afatit të fundit – nëse ishte mbrëmë apo sonte.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 ju kam shkruar Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut, nuk më kanë kthyer përgjigje. Ata kurrë nuk kanë pasur interesim të komunikojnë me mua”, është shprehur Kurti.

Në këtë kontekst, Kurti ka theksuar se në qeverinë e tij nuk ka përndjekje ndaj liderëve opozitarë me polici, siç thotë se ka ndodhur ndaj tij në të kaluarën.

“Keni një kryeministër që vazhdimisht kërkon takime me krerët e opozitës, ata jo që nuk përgjigjen por refuzojnë të kthejnë edhe mesazhet telefonike”, ka deklaruar ai.

Kurti u pyet edhe për raportet me opozitën dhe konsultimet rreth procesit, duke theksuar se LDK me 15 deputetë ka “gjysmë kandidati” për president.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here