Kurti: Kosova është partnere e besueshme e Francës

0
154

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkroi pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, se Kosova është partnere e besueshme e Francës dhe e aleatëve të tjerë euroatlantik. Kurti tha se në takim u diskutua thellimi i marrëdhënieve bilaterale mes shteteve, marrëshja Kosovë-Serbi dhe zhvillimet e fundit.

Potencuam se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

“Theksuam se Republika e Kosovës është partnere e besueshme e Republikës së Francës dhe aleatëve të tjerë euroatlantik. Falënderuam Presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut dhe ritheksuam përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë proces, të bazuar në ruajtjen e rendit kushtetues, sovranitetit, integritetit territorial e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, shkroi Kurti.

Me Macronin në Paris u takua edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Kurti e Osmani po marrin pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Në këtë vizitë ishte raportuar se do të kishte edhe një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por presidenti serb tha se “nuk beson që do të takohen”.

Leave a Reply