Dhëndri e vjehrri përleshen mes vete në Suharekë, u nxor edhe arma

0
235

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Suharekë.

Sipas njoftimit të Policisë, dje rreth orës 17:30 është pranuar një ionformatë se tek pompa e derivateve “Shell” në magjistrale Suharekë -Prizren në fshatin Shirokë, Suharekë ka pasë gjuajtje me armë zjarri.

“Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes, në vend ngjarje kanë kuptuar se pas një mosmarrëveshje që I dyshuar I parë A.B. 27 vjeçar dhe I dyshuari I dytë M. B. 54 vjeçar (babai i bashkëshortes së A.B.) situata ka eskaluar dhe të dyshuarit janë përleshur fizikisht”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje policia bënë të ditur se i dyshuari i parë e ka nxjerr armën nga brezi dhe ka shtënë një herë në ajër.

“I dyshuari kishte përdorur armën me leje, arma me 14 fishkë është sekuestruar, Prokurori kujdestar është njoftuar, me hetimin e mëtejmë të rastit do të merren Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren”, përfundon njoftimi.

Leave a Reply