Kurti flet nga Britania: Siguria është themeli mbi të cilin Kosova vazhdon të rritet

0
186

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se siguria e Kosovës dhe mbështetja për të është themeli mbi të cilin vendi ynë mund të vazhdojë të rritet.

Kurti përmes një postimi në platformën X, ka njoftuar se ka marrë pjesë në në panelin ku u diskutua mbi Kosovën dhe gjeopolitikën evropiane, që u organizua nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’’.

“Siguria e Kosovës dhe mbështetja për të është themeli mbi të cilin vendi ynë mund të vazhdojë të rritet. Falenderoj ChathamHouse dhe UCL për ftesën në një panel ku u diskutua mbi Kosovën, gjeopolitikën evropiane dhe më shumë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, kryeministri Kurti të hënën ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuar dhe në qëndrimin e tij njëditor atje ka pasur takime me zyrtarë të institucioneve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here