Kurti: E di që po e doni “Zajednicën”, por “Zajednica” nuk kalon!

0
134

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu ka përgjigjur Tahirit në seancën e sotme parlamentare, në të cilën po diskutohet për themelimin e Asociacionit.

Kurti si e mori fjalën në foltore u shpreh se “Zajednica” nuk kalon, term i përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje për Asociacionin.

“E di që po e doni Zajednicën, po Zajednica nuk kalon, ju e keni pranuar, por unë nuk do ta zbatoj”, u shpreh Kurti.

Në lidhje me raportimin në Kuvend, ai tha se mund të diskutojmë në kuvend kur të doni vetëm duhet ta thirrni seancën.

“Unë jam i gatshëm të raportoj në kuvend kur të doni, vetëm thirrni seancën”, tha kryeminsitri, dhe përmendi se ka takuar të gjithë krerët e opozitës për të diskutuar për planin franko-gjerman.

Kryeministri Kurti tha se pos Kushtetutës dhe ligjit, tha se janë edhe pesë kushte tjera për themelimin e Asociacionit, shkruan Klankosova.tv.

“Pesë kushtet për të pranuar themelimin e Asociacionit janë që ai nuk bën të jetë monoetnik, reciprocitet për të drejtat e pakicave, shuarje e strukturave paralele dhe dorëzim i armëve, zbatimi në bazë të njohjes reciproke në përputhje me OKB-në, kur Serbia të ketë pranuar raportet dhe parimet ndërshtetërore me Kosovën dhe presidenti serb t’i tërheq pesë letrat që i ka dërguar në Spanjë, Sllovaki, Rumuni, Greqi dhe Qipro”, përfundoi kryeministri.

Leave a Reply