Kujdestari i thyer në shpirt nga vdekja e nxënësit të tij – O shpirti i kujdestarit ma djege zemrën

0
1717

Vdekja e hershme e të riut nga Peqani i Suharekës, Adhurim Fetiu, ishte një lajm i rëndë dje për Suharekën, dhe jo vetëm.

Ish kujdestari i klasës, Aziz Bytyqi, përmes një postimi në “facebook” ka shkruar se lajmi për Adhurimin ia ka djegur zemrën.

Fetiu ishte duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë, i cili në moshën 22 vjeçare ndërroi jetë.

“O Adhurim F. Fetiu o shpirti i kujdestarit ma djege zemren.
Si të shkruaj për ty, çfarë të shkruaj për ty o engjëll i bukur.
Nuk doja ta jetoja këtë ditë kurrë o Adhurim.
Sikur po më thua Kujd bëhu i fortë.
Ah moj jetë pse më sfidove me nxënësin tim.
Fryma mu ndal me këtë lajm të zi, të trishtueshëm që ma djegu thellësin e shpirtit tim.
Adhurim gjithmonë ishe i buzëqeshur e doje kujdestarinë me zemër dhe e respektoje si prindin tënd, ndërsa sot kujdestari nuk ka forcë të bëjë asgjë për ty.
Adhurim do të mbajë të gjallë në zemren dhe mendjen time gjersa të vijë te ti o shpirti i kujdestarit.
Pusho në Paqe Adhurim.
Të dua shumë.
Kujdestari Aziz Bytyqi.”, ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook”, Aziz Bytyqi./04 Online

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=7730621686986738&id=100001169509412&mibextid=oFDknk&rdid=EH9TWxmFoRHWfa8V

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here