Historia e Victor Osimhenit dhe Napolit duket se do të mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme. E krejt për këtë, ka kontribuar një video e postuar në TikTok nga klubi ku tallet me sulmuesin nigerian pasi humbi penalltinë ndaj Bolognas.
Penalltia e humbur ndaj Bolognas nga Osimhen shkaktoi debat publik me trajnerin Rudi Garcia. Por, kur u duk se ky episod ishte lënë pas duke qenë se sulmuesi i kërkoi falje trajnerit francez, është klubi i Napolit që bëri një “autogol” dhe që rrezikon të gjithë vazhdimësinë e sezonit.
Në profilin zyrtar të Napolit në TikTok u publikua një video tallëse e Osimhenit në lidhje me penalltinë në Bologna. Edhe pse më pas klubi italian e fshiu videon, dëmi ishte i i pashmangshëm.
Ndër të parët që reagoi ishte menaxheri i Osimhenit i cili theksoi se Napoli i kishte shkaktuar një dëm të madh lojtarit me atë video të publikuar ndërsa shtoi se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj klubit. Në anën tjetër, vetë Osimhen ka fshirë nga Instagrami i tij çdo foto që e lidh me Napolin dhe tashmë duket e vështirë që 24-vjeçari të rikthehet e të veshë sërish të njëjtën fanellë.
VIDEO: