Kreu i futbollit italian bën deklaratën e fortë: Yamal e Williams s’do të kishin vend në ekipin tonë

0
174

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë.

Në kampionatin e tyre kanë 37.7% lojtarë të huaj, ne më shumë se 60%. Italia është e treta nga fundi në Europë për promovimin e lojtarëve të rinj”.

Këto janë fjalë të presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, në konferencën për shtypin pas mbledhjes së këshillit federal.

Gravina ka nënvizuar gjithashtu se në kontekstin italian, lojtarë si “Lamine Yamal, Nico Williams dhe Saka nuk do të mund të luanin në kombëtare”.

Në fund, një koment për eliminim e Italisë nga Zvicra në fazën e 1/8-ave.

“Nuk mund ta besoj që niveli ynë është ai që shfaqëm në Europian. Ne nuk e shfajësuam veten, pamë sërish Berlinin dje nuk ishte një mbrëmje e mirë. Në futboll bie, por duhet të ngrihesh edhe nëse ka ende shumë hidhërim. Nesër nis një rrugë e re sepse kemi një trajner të mirë dhe me bordin e ri teknik do të përpiqemi të gjejmë zgjidhjet më të mira për ekipet tona. Diskutimi me ekspertë të futbollit tonë është një vlerë e shtuar pasi këshillat e Buffon do të jenë të dobishme. Shpresojmë të jemi në gjendje të rikuperojmë lojtarë të rëndësishëm që kemi humbur para Kampionatit Evropian. Shpresojmë të gjejmë sërish entuziazëm”./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here