Ekipi KPP Liria dominoi në Kampionatin e Kosovës për Seniorë, duke fituar 5 nga 8 kupa të mundshme dhe duke siguruar 8 medalje, raporton 04 Online.
Një nga yjet e skuadrës, Fatih Karabaxhaku, u dallua me një hat-trick, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme.
“𝐊𝐚𝐦𝐩𝐢𝐨𝐧𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐞𝐧𝐢𝐨𝐫𝐞̈: 𝐊𝐏𝐏 𝐋𝐢𝐫𝐢𝐚 𝐃𝐚𝐥𝐥𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐏𝐞𝐫𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐧𝐜𝐞̈𝐧 𝐞 𝐒𝐡𝐤𝐞̈𝐥𝐪𝐲𝐞𝐫 𝐤𝐮 𝐅𝐚𝐭𝐢𝐡 𝐊𝐚𝐫𝐚𝐛𝐚𝐱𝐡𝐚𝐤𝐮 𝐬𝐡𝐞̈𝐧𝐨𝐧 𝐇𝐚𝐭-𝐓𝐫𝐢𝐜𝐤!
Kampionati për Senior ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm për ekipin Kpp Liria, i cili ka dominuar plotësisht në këtë eveniment.
Nga gjithsej 8 kupa të mundshme, ekipi ka arritur të fitojë 5 prej tyre, duke treguar një performancë të shkëlqyer. Përveç kupave lojtarët muren edhe 8 medalje, një rezultat që është vërtet impresionues dhe tregon përgatitjen dhe angazhimin e ekipit. Ky rezultat tregon se Kpp Liria është një forcë dominues në këtë fushë dhe ka arritur një nivel të lartë konkurrues.
𝐅𝐚𝐭𝐢𝐡 𝐊𝐚𝐫𝐚𝐛𝐚𝐱𝐡𝐚𝐤𝐮,shënon 𝐇𝐚𝐭-𝐓𝐫𝐢𝐜𝐤.
Lojtari, i cili është një nga yjet më të ndritshëm të Kosovës dhe ekipit tonë ka treguar aftësi të jashtëzakonshme dhe ka dëshmuar përkushtimin e tij ndaj skuadrës.
Me këtë rezultat dhe performancë të shkëlqyer, KPP Liria është më afër objektivave të saj për sezonin qe po fillojm.
Individuale M:
Fatih Karabaxhaku Vendi i I-rë
Individuale F
Taibe Ruli vendi III-të
Dubell:
Fatih Karabaxhaku&Blend Hajdari
Në Miks:
Fati Karabaxhaku&Taibe Ruli Vendi i I-rë
Blend Hajdari &Shega Hashani Kpp A.Hoxha vendi II-të
Në Dubell F :
Taibe Ruli&Loreda Imeri Kpp Vushtria vendi i II-të

Falenderojmë sponzorët tanë që na mbeshtesin drejt ketij rrugëtimi.
Trajneri i klubit Besim Hajdari!”, thuhet në njoftimin e klubit./04 Online