Konflikt mes çiftit në Suharekë, gruaja kërcënon me thikë bashkëshortin e saj

0
206
Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat, pasi që zakonisht dhunën e denoncojnë gratë. Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Suharekë, për çka u desh intervenimi i Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se 47-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi është përballur me kërcënimet serioze nga bashkëshortja e tij. Bazuar në dëshminë e tij, pas një konflikti verbal mes tyre, e dyshuara e ka kërcënuar me një thikë, si dhe i është vërsulur ta sulmojë.

Si rezultat i denoncimit, 39-vjeçarja është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti për veprën penale ‘Kanosje’ dhe e njëjta është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply