Sulmuesi francez Randal Kolo Muani ka zgjedhur Juventusin si destinacionin e tij të ardhshëm, shkruan 04 Online.
Sipas Fabrizio Romano, marrëveshja mes Paris Saint-Germain dhe Juventus është arritur për një huazim gjashtëmujor, pa përfshirë opsionin e blerjes përfundimtare.
Gjatë kësaj periudhe, paga e tij do të mbulohet nga klubi italian. Kolo Muani ka refuzuar dy oferta nga Premierliga për t’iu bashkuar “Bianconerëve”.
Ai pritet të udhëtojë drejt Torinos këtë javë për të nisur aventurën e tij të re, duke synuar të kontribuojë me paraqitje të rregullta për ekipin e Massimiliano Allegrit./04 Online