Për herë të parë, nuk janë vetëm cigaret shkaktare të dëmtimeve të rënda në mushkëri, por kokoshkat. Konstatimi po kthehet në problem serioz pas denoncimit të një 59-vjecari në Kolorado, i cili kërkon 7 milion dollarë dëmshpërblim, për dëmet që kokoshkat e ngrëna ndër vite i kanë shkaktuar mushkërive të tij.
Wayne Watson ka paditur një rrjet supermarketesh në Amerikë, “Kroger and Dillon Foods” si dhe një kompani prodhimi kokoshkash “Gilster-Mary Lee”, pas shqetësimeve që ka ndjerë, ku ka rezultuar se konsumimi i kokoshkave i ka dëmtuar mushkëritë.
Sipas specialistëve 59-vjecari ka ngrënë 2 pako kokoshka në ditë për një dekadë, ku një përbërës i pa shënuar në etiketë i ka shkaktuar dëme të rënda.
Përbërësi më parë i kishte shkaktuar dëmë vetëm punonjësve të firmave prodhuese, ndërkohë që ideja për dëmshpërblimin milioner vjen pas një diskutimi dy ditor, në Gjykatën Federale në Denver.















































