Kjo është autostrada më e mërzitshme në botë, nuk ka asnjë kthesë apo kodër

0
349

Autostrada më e gjatë e drejtë në botë ndodhet në Arabinë Saudite dhe është shpallur rruga më e mërzitshme për shoferët.

Autostrada 10 lidh dy qytetet, Al Darb në jugperëndim me qytetin Al Bata në lindje. Ajo shtrihet në 1474 kilometra dhe është më e famshme për seksionin prej 240 kilometrash që kalon nëpër shkretëtirën Rub-al-Kali.

Ajo ishte rruga private e Mbretit Fahd, i cili sundoi Arabinë Saudite nga viti 1982 deri në vdekjen e tij në 2005, dhe seksioni hyri në Librin e Rekordeve Guinness si rruga më e gjatë e drejtë në botë.

https://youtube.com/watch?v=7Ck4TAaeWwk%3Ffeature%3Doembed

Për të vozitur këtë rrugë duhen rreth dy orë, dhe është interesante se përveç faktit që nuk ka kthesa, nuk ka as kodra në rrugë, prandaj quhet autostrada më e mërzitshme për shoferët në botë.

Meqë ra fjala, deri para disa vitesh, titulli i autostradës më të gjatë të drejtë i përkiste seksionit të autostradës Eyre në Australi, e cila është 146 km e gjatë./abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here