Këto lokacione në Prizren e Suharekë sot do të mbesin pa energji elektrike

0
365

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se sot do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Prizren

1. Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Mushtishti (kodi: 32000002) prej orës 10:00 deri në ora  15:00

Vendet: fshatrat: Bajqevc, Bukosh, Delloc, Dubravë, Dvoran, Maçitevë, Mushtisht, Popolan, Savrovë, Sopijë dhe Vraniq.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar, revizion i daljes 10kV (shtrëngimi i përçuesve, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).

2. Nga NS 35/10[kV] Zhuri do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Zhuri (kodi: 30035003)  nga ora 10:00 deri  në ora 14:00

Vendet: Fshati Shkozë (një pjesë) dhe Zhur.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Leave a Reply