Këto 8 probleme shëndetësore mund t’i kesh nga moti i keq

0
196

Moti ndikon në mënyrë direkte tek shëndeti: në organe, tek lëkura dhe në ndjesinë e përgjithshme.

Nëse gjatë këtyre ditëve se si je ndjerë, mund ta kesh pikërisht nga koha e keqe.

Ënjtja e duarve

8 problemet shëndetësore të këtyre ditëve që mund

Do duhen ditë që trupi të mësohet me temperaturat e reja ndaj deri atëherë duhet të përdorësh krem hidratues dhe t`i mbash ngrohtë.

Problemet me zemrën

8 problemet shëndetësore të këtyre ditëve që mund

Moti ekstrem mund të sjellë një tendosje të zemrës. Temperaturat e ftohta e bëjnë zemrën të punojë më shumë për ta mbajtur trupin tuaj të ngrohtë, por kjo bën që enët e gjakut të ngushtohen dhe të zvogëlojnë shpërndarjen e oksigjenit në zemër. Kjo disbalancë mund të përfundojë në mënyrë dramatike ose tragjike me ndonjë goditje në zemër ose në tru.

Lëkura e dëmtuar

8 problemet shëndetësore të këtyre ditëve që mund

Ndërsa moti ftohet, ajri bëhet më pak i lagësht, gjë që mund të shihet përmes lëkurës sonë. Bëhet e thatë, e çarë dhe nganjëherë me ekzema dhe dermatit. Erërat e forta gjithashtu mund të dëmtojnë barrierën mbrojtëse të lipideve të lëkurës, duke shkaktuar gjakderdhje.

Flokët dhe thonjtë e dobësuar

8 problemet shëndetësore të këtyre ditëve që mund

Edhe ato janë si pasojë e motit të keq.

Në dimër, flokët dhe thonjtë tuaj përballen me të njëjtin problem si lëkura juaj. Enët e gjakut ngushtohen dhe furnizimi me ushqim dhe oksigjen zvogëlohet.

Çfarë të bëni: Dush jo më shumë se 5-10 minuta në ujë të ngrohtë (jo të nxehtë!)

Dhimbjet e kockave

8 problemet shëndetësore të këtyre ditëve që mund

Një rënie e presionit barometrik shton dhimbjet e kyçeve, veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga artriti. Lëngjet brenda nyjeve bëhen më të trasha në temperatura të ulëta, kështu që kockat tona ndihen më të ngurta.

Çfarë të bëni: Qëndroni në të ngrohtë dhe stërvituni.

Alergjitë

8 problemet shëndetësore të këtyre ditëve që mund

Moti ndikon në alergjitë sezonale, duke shkaktuar lotim të syve në ditë me erë, hundë të zëna gjatë shiut etj. Nuk është një gjendje e rrezikshme, por është shumë e pakëndshme.

Mungesa e humorit

8 problemet shëndetësore të këtyre ditëve që mund

Me më pak rreze dielli në vjeshtë dhe dimër, mund të përjetoni lodhje të pashpjegueshme. Energjia e ulët dhe rraskapitja janë simptoma të çrregullimit afektiv sezonal (SAD), që bien në sy gjatë muajve të ftohtë për shkak të mungesës së vitaminës D.

Migrena dhe dhimbja e kokës

8 problemet shëndetësore të këtyre ditëve që mund

I ftohti i ngushton enët tona të gjakut, duke ngadalësuar rrjedhën e gjakut. Më pak gjak arrin në tru, ndaj mund të kesh dhimbje koke të forta.

Leave a Reply