Kërkohet punësimi i personave me “aftësi të kufizuar”

0
960

Reagim Publik!
E nderuar Presidente, znj.Vjosa Osmani
I nderuar Kryeministër, z.Albin Kurti

Të nderuar,
zv.Kryeministra, Ministra, Kryetar të komunave, dhe përfaqësues të institucioneve të tjera publike.
Duke shprehur indinjatën time të thell, dhe duke përdorur parimet e paanësisë partiake e politike, të cilat më takojnë që t’i ndjekë si avokues i personave me “aftësi të kufizuar”, po ju drejtohem me gjithë sinqeritetin, që ta trajtoni seriozisht dhe urgjentisht, qështjen e punësimit të personave me “aftësi të kufizuar” sipas legjislacionit në fuqi, qështje, e cila me vite të tëra ka ngelur vetëm në dorën e mëshirës.
Po bëhen vite që ligji Nr.03/L-19 për punësimin e personave me “aftësi të kufizuar” ekziston vetëm në letër.

Po bëhen gati 3 muaj që nga 23 Shkurti 2022 nga marrja e vendimit të Kryeministrit për zbatimin e këtij ligji, po ende pothuajse asnjë nismë konkrete nga asnjë institucion, për ta zbatuar këtë vendim.

Të nderuar,
përfaqësues të institucioneve publike, ashtu siç ju kam njoftuar dhe takuar personalisht një nga një, me takime të drejtëpërdrejta, me kërkesa të protokoluara, me e-maile zyrtare apo qoftë edhe përmes komunikimit në rrjetet e tjera sociale, me problemet dhe vështirësit me të cilat përballemi, dhe se punësimi i kësaj kategorie duhet të jetë prioritet dhe obligim për të gjithë juve.
E dini mjaftë mirë, se viti 2022 është shpall vit i personave me “aftësi të kufizuar” në Kosovë.
Cila është rëndësia e këtij viti, kur të drejtën tonë ligjore, nuk e zbatoni as ju?!
Nga kush prisni që ta zbatoj këtë ligj dhe vendim?!
Edhe sa kohë duhet me pritë?!

Kërkoj nga Ministria e drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu, që ta krijoj një udhëzim administrativ të veçantë, i cili i detyron të gjitha institucionet publike që të shpallin konkurse publike, për ta plotësuar kuotën ligjore sipas ligjit Nr.03/L-19 për punësimin e personave me “aftësi të kufizuar” në Kosovë.
Neve nuk na interesojnë qështjet e brendshme të tyre.
Komuniteti i personave me “aftësi të kufizuar” siç na emroni, duke na kufizuar ende pa na njohur, ka kuadro me përgaditje akademike dhe profesionale, madje më të aftë se stafi juaj që i keni rehatuar nëpër ministri dhe dikastere të ndryshme të institucioneve lokale dhe qendrore, por vazhdoni të na injoroni edhe përkundër detyrimeve ligjore.

Prandaj, edhe njëherë publikisht!
Ju ftoj dhe kërkoj, që të filloni ta zbatoni ligjin Nr.03/L-19 dhe vendimin e fundit që i referohet këtij ligji, në të kundërtën më datën 3 Dhjetor 2022 në ditën ndërkombëtare të personave me “aftësi të kufizuar”, do të përballeni me protesta masive të këtij komuniteti, që do të zgjasin me ditë të tëra pranë dyerve tuaja, pse jo, edhe me padi, për moszbatimin e të drejtës tonë ligjore.
Sinqerisht,

Leonor Berisha
Avokues i personave me “aftësi të kufizuar”.

Leave a Reply