Testet e reja të gjakut për zbulimin e kancerit – rreth 20 prej të cilave janë në faza të ndryshme zhvillimi – matin “sinjalet” e kancerit, të cilat janë substanca biologjike të lëshuara nga kanceret si fragmente të ADN-së së tumorit. Disa madje mund të identifikojnë organin ose indin e përfshirë.
Shumë ekspertë besojnë se teste të tilla, të cilat analizojnë substancat në gjak që mund të tregojnë kancerin, përfaqësojnë një kapitull të ri të mrekullueshëm në zbulimin e kancerit. Testet mund të jenë veçanërisht të dobishme për gjetjen e kancereve “të heshtur” – të tilla si kanceri i pankreasit ose ovarian – të cilët shpesh nuk shkaktojnë simptoma derisa sëmundja të avancohet dhe të jetë më e vështirë për t’u trajtuar.
Ekspertët thonë se testet nuk janë ende gati për të zëvendësuar testet standarde të kujdesit si kolonoskopia, mamografia ose testi PAP, por synojnë t’i plotësojnë ato.