Një burrë rreth 60 vjeçar nga rrethina e Bujanovcit në Kosoven Lindore është kafshuar nga gjarpëri më helmues në Evropë dhe Ballkan e ashtuquajtura Vipera Ammodites, një nepërk helmuese e trojeve tona e cila në gjuhen tonë quhet edhe hundrak.
Burri 60 vjeçar ishte dishte duke pushuar në oborrin e tij. Ai kishte parë viperen në oborr dhe nuk e kishte ditur se ajo ishte helmuese. Ai kishte dashur ta kap gjarpërin dhe ta kthejë në habitatin e tij në pyll dhe me këtë rast ishte kafshuar. Vipera nuk ishte e rritur dhe viktima e mer me vehte në spital. Pas trajtimit në Shtëpinë e Shëndetit në Vranje pacienti nuk ishte në rrezik për jetën.
Pacienti me vehte mer edhe gjarpërin helmues sigurisht për tu identifikuar nga mjekët në mënyrë që të mos ketë dyshime. Ai pastaj e la krijesen të lirë në natyrë.
Kafshimet nga nepërka mund të jenë me pasoja nëse kalojnë pa u kuruar, madje në raste ekstreme ato mund të shkaktojnë fatalitet. Helmi i neperkes dëmton qarkullimin e gjakut dhe pacienti mund të ketë gjakderdhje të brendshme, prandaj këshillohet që i kafshuari nga ky lloj i gjarpërit të lajmërohet menjëherë te mjeku./MeteoBallkan