Juventusi frikë se mos e humbet, gati kontrata e re për “xhevahiri” turk

0
163

Max Allegrit i ra në sy sapo e pa. Ai menjëherë kuptoi se kishte të bënte me një “perlë” të futbollit, që kishte nevojë të rritej. Një talent që i duhej dhënë menjëherë besim, por kuptohet në masën e duhur të kujdesit.

Rreziku për t’u djegur kaq i ri, është gjithmonë shumë i lartë. Lëndimet e herëpashershme të Chiesa-s dhe ndalimi i Keanit e kanë tërhequr atë në mes të betejave të futbollit që ka rëndësi dhe ai ka treguar se di ta bëjë mirë.

Kenan Yıldız, i lindur në vitin 2005, është bërë një “xhevahir” që duhet ruajtur dhe mbajtur fort. Giuntoli po punon për ta blinduar atë. Sipas “Gazzetta dello Sport” ka pasur kontakte mes palëve në fillim të javës dhe takime të tjera janë planifikuar për muajt në vijim.

Si ambienti i futbollistit të ri ashtu edhe drejtuesit e Juventusit kanë interes për ta zgjatur “martesën”.

Kontrata e tij skadon në vitin 2027 dhe ideja është të zgjatet deri në vitin 2028 ose 2029 dhe pagë e tij të rritet në përputhje me rolin që po merr tek Juventusi.

Yildiz aktualisht fiton rreth 300-350 mijë euro me bonuset. Në qershor paga e tij do të trefishohet dhe me shpërblimet mund të kalojë edhe një milion. Kjo është nënyra më e mirë për të shmangur humbjen e tij në një të ardhme të afërt./SS

Leave a Reply