Ju Komandanta ka ardhë koha t’i kërkoni falje popullit të Kosovës

0
1690

T’i kërkoni falje për atë që i bëtë këtij populli të shkretë e mjeran.

Ti kërkoni falje dhe familjeve tuaja që ende pa i mbushur të 30-tat i lat vet në instikame e duke bartur mbi supet e tuaja përgjegjësinë më të madhe, përgjegjësinë që nuk do të mund ta përsëritni më.

Duke i dal në ballë një organizimi për çlirimin e vendit tonë:Kosovës, e duke vënë jetën tuaj në shërbim të kauzës për çlirim dhe liri.

Me pushk e me barot duke e shporrur armikun shekullor të popullit shqiptar, pastaj duke e shpallur Kosovën shtet,duke ndërtuar institucione e identitet shtetror.

E sot prap, vazhdoni të përballeni me fyerje nga soji i atyre që në asnjë moment nuk e patën guximin të bashkangjitën në kauzen e Adem Jasharit, por sorolliteshin si frikacak, e disa vazhdonin jetën nëpër shtetet e evropës e lirinë e Kosovës e dëshironin duke qëndruar para televizorit me qaj e kafe.

Mendoj që e keni “merituar” epitetin si tradhëtar e dashakeqës te lirisë së Kosovës, të lirisë që vet ju e sollët.

E keni merituar sepse kjo garnitur e fëlliqur që sot udhëheq me Kosovën së bashku me mbështetësit e saj vazhdon, pa ndërprerë vazhdon,me shpifje të njollosë emrin tuaj.

Por një gjë të jeni të sigurt se për sa të egzistoj Kosova emri juaj do të gdhendet thell,shumë thell në Historinë e saj si çlirimtar dhe ndërtues të shtetit.

Më gëzon fakti se pasardhesit e atyre që sot e njollosin emrin tuaj do të bijnë ndesh me këta të fundit kur është në pyetje emri juaj dhe atdhedashuria.

UÇK nuk është e rastësishme e aksidentale ajo ka buruar nga vizioni juaj.

Ju përkulem e ju falenderoj sa t’kem jet.

Më falni që nuk po mund të bëj asgjë për ju…

Lavdi Dëshmorëve

E faleminderit secilit ushtar të UÇK-së.

Shkruan: Leart BATUSHA

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply