Jens Stoltenberg flet me Kurtin dhe Vuçiq, kjo është kërkesa e fundit që iu bëri

0
185

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuciq.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Stoltenberg, teksa ka deklaruar se në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës u ka kërkuar të dyja palëve që të përmbahen nga përshkallëzimet e situatës, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu potencoi se dialogu është e vetmja rrugë përpara.

“Fola me Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurtin për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. I kërkova të dyja palëve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim. Dialogu është e vetmja rrugë përpara. NATO-KFOR mbeten vigjilente”,theksoi ai.

Leave a Reply