“Jam mësuar të torturohem” – Moza pas bujës për dhunë në të nga Ilir Shaqiri

0
80

Raporti mes Mimoza Ahmetit dhe Ilir Shaqirit dhe togfjalëshat që janë përdorur gjatë kësaj jave kanë qenë në fokus të diskutimit të kësaj mbrëmje në Ferma Vip.

Moza, në mënyrë metaforike, ka përdorur disa fjalë, të cilat  tek qytetarët e thjeshtë mund të marrin konotacion tjetër.

Por e oyetur se çfarë ndjen nga ato që sheh, Moza tha:

“Mallkim të ëmbël ndjej. Unë jam mësuar të torturohem. Torturën e kam normale. Nuk jam dakord ta djeg njeriun. Raporti është duke u zbutur. Ndoshta do kemi bashkëpunim. Unë jam pa kujtese, sepse jam diku tjetër gjithmonë. Jeta më pëlqen e gjallë, shyqyr u përplasëm e u kapëm”.

E pyetur nëse ka dashur t’i vendosë limite Ilirit, Moza shtoi: “Jeta ime private është ashtu siç është. Por në Shqipëri tortura është modë dhe unë e duroj. Bota ime interior e mbron esencën e vet”.

Ndërsa Iliri ka ndarë mendimin e tij në raport me Mozën.

“Unë dua të eksploroj njerëz, e një ndër ta është Moza. Disa fjalë që përdor Moza, si torturë, janë të tepërta. Unë nuk e kam në gen ta bëj. Mendoj se nuk ka asnjë gjë të keqe. Unë këtë referatë që Moza bëri I vlerësoj, përveç disa fjalëve që i heq”, tha Iliri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here