“Jam i fryrë! M’duket sikur po plas!” Ndiq këto udhëzime!

0
2891

Ndjesia sikur hëngrët shumë apo se jeni plot me gazra të tepruar është shumë e bezdisshme.

Çfarë i shkakton këto simptoma?

Disa gjendje shëndetësore, duke përfshirë sindromën e zorrëve të irritueshme, refluksin e stomakut dhe sëmundjen e celiakisë mund ta shkaktojnë atë. Disa ushqime dhe pije mund të çojnë në këtë simptomë të pakëndshme.

Shpesh, fryrja e barkut nuk është një shkak për shqetësim. Herë të tjera kjo mund të jetë shenjë e një sëmundje serioze. Shkaqet themelore të fryrjes së barkut janë të ndryshme. Lexoni për të zbuluar se çfarë mund t’i shkaktojnë këto simptoma.

Çfarë i shkakton gazrat?

Shumë njerëz, që ndjehen sikur kanë gaz të tepërt, mund të kenë nivele të rritura ose vetëm një ndjeshmëri në rritje në traktin gastrointestinal.

Kalimi i gazrave në zorrë, fryrja e tij, dhimbja e mesit dhe ndjenja e sikletit janë ndjesi të zakonshme te ata që ndjehen sikur kanë gaz të tepërt. Por këto simptoma mund të jenë edhe për shkak të një sërë sëmundjesh të tjera.

Problemet shëndetësore duke përfshirë rritjen e baktereve në zorrë, sëmundjen e refluksit gastroesophageal, sindromi i zorrës së irrituar dhe vështirësia në tretjen e llojeve të caktuara të karbohidrateve mund të kontribuojnë në formimin e gazit.

Sëmundje të tjera si hernia abdominale, masat në traktin gastrointestinal, adezionet ose ngjitjet e barkut mund të ndikojnë në mënyrën se si lëviz gazi nëpër zorrë.

Rreziqet e pijeve me gaz

Pijet me gaz përfshijnë sodat, ujë mineral, shampanjë, birrë dhe që janë plot me flluska që mund t’iu bëjnë të ndjeheni të fryrë. Pirja e këtyre pijeve mund të çojë në shtimin e flluskave të gazit në traktin tuaj të tretjes.

Nga këtu, e vetmja mënyrë për ta dëbuar është përmes anusit. Përveç gazit ato janë të ngarkuara dhe me sheqer që mund të provokojë më shumë fryrjen. Shurupet e misrit me përqendrim të lartë fruktoze dhe ëmbëlsuesit artificialë janë gjithashtu veçanërisht të këqij. Pini ujë natyral në vend të pijeve të gazuara për të reduktuar fryrjen.

Mbingrënia iu shton fryrjen

Stomaku juaj është përafërsisht i njëjtë me grushtin tuaj dhe zgjerohet kur hani. Nëse e teproni me sasinë e ushqimit që merrni do të ndihesh i parehatshëm dhe i fryrë. Shmangni fryrjen në stomak duke pakësuar vaktin në mesditë.

Nëse keni nevojë për ndihmë, këtu janë disa këshilla:

– Përtypni plotësisht dhe mundohuni që me të vërtetë të shijoni çdo kafshatë;

– Shmangni qëndrimin para televizorit ndërsa jeni duke ngrënë;

– Gëzojuni ushqimit në tryezën e ngrënies me miqtë apo familjen;

– Përqendrohuni në ushqimin tuaj dhe kushtojini vëmendje shenjave të trupit tuaj që iu alarmojnë kur jeni të ngopur;

– Ha ngadalë në vaktin e drekës.

Ngrënia e shpejtë e ushqimit është një shkak i zakonshëm i fryrjes së barkut sepse çon në shtimin e ajrit të gëlltitur. Sapo ajri të arrijë zorrët, mund të ndjeni dhimbje dhe të ndjeheni të fryrë. Stomaku zgjerohet ndërsa hani.

Sidoqoftë, zgjat rreth 20 minuta që stomaku të lajmërojë trurin, kështu që ju mund të keni tejkaluar ngrënien dhe të gëlltisni shumë ajër para se të ndiheni i fryrë. Ngadalësoni, përtypni tërësisht dhe shijoni ushqimet tuaja.

Pini mjaft ujë dhe qëndroni të hidratuar për të ndihmuar në tretje të shëndetshme.

Konstipacioni

Nëse ju nuk defekoni rregullisht ose defekoni në mënyrë të parregullt mund të ndiheni të fryrë. Disa ushqime mund të kontribuojnë në kapsllëk.

Nëse shkurtoni marrjen e produkteve të qumështit si akullore dhe djathë, ushqim të shpejtë, mish dhe ushqime të përpunuara, të përgatitura, të skuqura ose me yndyrë të lartë dhe keni një dietë të pasur me fibra, ju nuk do të keni kapsllëk.

Mos pirja e mjaftueshme e ujit, stresi dhe ndryshime dietike mund të çojnë në kapsllëk gjithashtu.

Intoleranca e laktozës

Disa njerëz nuk mund të tresin sheqer në produktet e qumështit të quajtur laktozë. Intoleranca e laktozës çon në simptoma gastrointestinale si prodhim gazi, fryrje të barkut, diarre dhe dhimbje barku.

Disa njerëz që kanë këtë ndjesi mund të jenë në gjendje të hanë djathin, kosin dhe akulloren përderisa marrin një enzimë digjestive që ndihmon në ndarjen e laktozës. Të tjerët, që nuk kanë mundësi ta marrin këtë bëjnë më mirë që të shmangin produktet e qumështit krejtësisht.

Pamundësia për të prishur laktozën nuk është e njëjtë me alergjinë e qumështit. Simptomat e alergjisë së qumështit mund të përfshijnë vjellje, urtikarie në lëkurë, madje edhe feçe të përgjakshme.

Celiakia

Gluteni është një proteinë që gjendet në disa drithëra të caktuara, duke përfshirë grurin, thekrën dhe elbin. Disa njerëz kanë një reaksion imun ndaj glutenit dhe kjo nga ana tjetër çon në dëmtimin e shtresës së brendshme të zorrëve.

Njerëzit që kanë këtë gjendje, të njohur si sëmundje celiake, mund të përjetojnë dhimbje abdominale, diarre, humbje në peshë, gaz, dhe fryrje barku. Dëmtimi i zorrës mund të ndikojë në tretjen dhe thithjen e lëndëve ushqyese.

Njerëzit me sëmundje celiakie të patrajtuar mund të vuajnë nga osteoporoza, infertiliteti, migrenat, kanceri i zorrëve dhe sëmundje të tjera të rënda shëndetësore. Sëmundja e celiakisë nuk mund të shërohet, por mund të menaxhohet duke shmangur ushqimet që përmbajnë gluten.

A është fryrja e barkut shenjë e një sëmundjeje më serioze?

Fryrja e thjeshtë nuk është shenjë e vetmuar e ndonjë sëmundjeje, por ajo tregon rëndesën e disa sëmundjeve të tjera.

Nëse keni simptoma të tjera, duke përfshirë diarre, të vjella, ethe, dhimbje barku, humbje peshe, dobësi, humbje oreksi ose gjak në feçe, duhet patjetër që të konsultoheni me mjekun tuaj për të përjashtuar sëmundje të tjera më serioze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here