Intervistën e parë për kosovarët presidenti Begaj e jep në objektin e Lidhjes së Prizrenit

0
304

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zgjedhur që intervistën e parë për një media kosovare ta jap për televizionin publik të Kosovës. Ai këtë intervistë e ka dhënë nga objekti ku është mbajtur mbledhja e Lidhjes së Prizrenit.

Begaj është presidenti i 7-të i Republikës së Shqipërisë dhe vizitën e parë jashtë vendit prej marrjes së detyrës në korrik e ka bërë në Kosovë ku është takuar me liderë politikë.

Teksa përmendi ngjarjet e lavdishme të popullit shqiptar, ai vuri theksin tek Lidhja e Prizrenit, ku, sipas tij, është një nga ngjarjet më të rëndësishme që ka lënë gjurmë në historinë tonë.

“Vizita ime këtu në Shtëpinë e Lidhjes është një mesazh për ne dhe për të ardhmen e komit tonë, që ne duhet të jemi të bashkuar për interesin kombëtar”, theksoi presidenti Begaj në një intervistë ekskluzive në RTK.

Objekti i Lidhjes së Prizrenit është tani një shtëpi-muze ku kujtohet mbledhja e parë e lidhjes politiko-ushtarake shqiptare që për qëllim kishte pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj natyralë dhe ishte mbajtur më 10 qershor 1878. Ajo gjendet në Prizren, qytet të cilin Begaj e vizitoi sot.

Leave a Reply