Instikt “vrasësi”, statistika që e bën gjigantin norvegjez unik

0
141

Detyra kryesore e sulmuesit është të shënojë gola dhe në Evropë ka pak lojtarë të aftë për ta bërë këtë si Erling Haaland. Norvegjezi ka aftësinë unike për të qëndruar “i lidhur” me lojën duke marrë pjesë pak në manovër: gjithçka që i nevojitet është një mundësi, një top i vetëm për ta shtyrë në rrjetë.

Durim, gjakftohtësi dhe instinkt vrasës. Këto janë karakteristikat që e bëjnë qendërsulmuesin e Manchester City-t kaq të veçantë. Sipas të dhënave të mbledhura nga “Who Scored”, asnjë sulmues që ka shënuar 10 ose më shumë gola këtë sezon në pesë ligat kryesore evropiane nuk i afrohet një statistike të veçantë të gjigantit nordik: shënon gol pas 28 prekjeve të topit.

Pas tij janë Harry Kane (28.9 prekje për gol) dhe Artem Dovbyk (34.9), ndërsa Victor Osimhen (36.6) dhe Serhou Guirassy (36.7) kompletojnë top-5-shen.

Ndonëse është larg shifrave monstruoze të sezonit të kaluar, edhe për shkak të disa problemeve fizike që ndikuan në performancën e tij dhe e detyruan të ndalonte për dy muaj, Haaland ka shënuar 29 gola në 34 ndeshje. Çerekfinalja e Champions League kundër Realit të Madridit do të jetë një vitrinë për të “ekspozuar” instiktin e tij vrasës./SS

Leave a Reply