Ibrahim Tatlisesit i fejohet vajza, kapet momenti kur ai s’e lejon dhëndrrin që t’ia puth dorën

0
747

Vajza e këngëtarit të njohur turk, Ibrahim Tatlises, Dilan Çitak, është fejuar dje me këngëtarin Levent Dorter, shkruan Express.

Pamje nga ceremonia janë publikuar në mediat turke, por një moment që ka marrë vëmendje është kur Tatlises s’e lejon dhëndrin që t’ia puth dorën.

Pasi Tatlises e pren shiritin e unazave, vajza e tij ia puth dorën dhe e përqafon. Por, një gjë të tillë, ai s’ia lejoi edhe dhëndrit.

Çifti, i cili e shtyu vazhdimisht fejesën për shkak të koronavirusit, u fejua në një ceremoni të vogë, ku morën pjesë vetëm familjarë dhe miq të familjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here