I preferuari i tifozëve, projektohet rikthimi i madh te Reali

0
168

Carlo Ancelotti do të largohet nga Reali i Madridit në fundin e sezonit. Tekniku italian do të nisë misionin Brazil, teksa do të drejtojë për herë të parë në karrierë një skuadër kombëtare.

Shumë emra përfliten për pasuesin e tij në stolin e “Los Blancos”. Duke nisur nga Xabi Alonso, i cili po zhvillon një punë të mrekullueshme në pankinën e Bayer Leverkusen.

Ish-mesfushori i Realit pëlqehet shumë nga presidenti Florentino Perez, ndërkohë që një nga emrat që intrigon shumë është edhe Roberto De Zerbi (Brighton). Sidomos falë futbollit ofensiv që praktikon.

Por, së fundmi ka dalë në skenë edhe një emër i vjetër si Jose Mourinho. “Special One” ka kontratë me Romën deri në verën e vitit 2024.

Portugezi nuk ka ndërmend të qëndrojë më në kryeqytetin italian. Dhe mundësinë e rikthimit në “Santiago Bernabeu” do e përqafonte menjëherë.

Mourinho gëzon një respekt të madh mes tifozëve të Realit, dhe këta të fundit e duan sërish në drejtimin e skuadrës së tyre të zemrës.

60-vjeçari qëndroi si timonier i skuadrës spanjolle në vitet 2010-2013, gjatë së cilvëve fitoi një titull, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë Europiane./SS

Leave a Reply