I kërkoi falje dhe i tha je shpirti im, Kiara habit Luizin: Nuk jam shpirti yt

0
247

Luiz Ejlli ka bërë një hap për të rregulluar marrëdhënien me Kiara Titon. Mbrëmjen e djeshme, ai i shkoi te krevati, e pas 2 ditësh i kërkoi falje. Luizi i bëri të ditur se nuk do donte ta vinte kurrë në atë pozitë, e se është personi i fundit që do i bënte keq.

‘Më fal, me gjithë shpirt. Je personi i fundit që dua të vej në këtë pozitë, më vjen keq me gjithë shpirt për atë që ndodhi“-i tha Luizi.

Nga ana tjetër, Kiara i tha se nuk i beson, pasi ka fr ikë se mos ndodh sërish e njëjta gjë.“Nuk po të besoj më, më duket sikur do përsëritet e njëjta gjë, nuk jam gati ta vazhdoj këtë gjë.

Nuk e kam të lehtë ta kaloj këtë gjë. Jam ndjerë shumë keq, nuk e di sesa kohë më duhet të reflektoj e ta kaloj këtë gjë. Nuk është vetëm një më fal. Pse durove kaq gjatë për ta thënë këtë gjë? Vetëm ideja që më ke parë keq, duhet ta thoje, jo 2 ditë më vonë.”

Situata midis Kiarës dhe Luizit është akoma e tensionuar. Ndonëse këngëtari po përpiqet të ulë gjakrat, moderatorja duket se është e vendosur t’i mbajë qëndrim.

Së fundmi, teksa Luizi është përpjekur të bisedojë me Kiarën, duke përdorur pretekstin e antidjersës, Tito i është kthyer shumë ashpër: “Luan ky me nervat e mia. Nuk e di ky kë ka përballë akoma. Kur ta kuptojë do të jetë shumë vonë. Nuk jam zemra jote. Vazhdo prishi punë vetes.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here