Hungaria merr meritat për lirimin e policëve të Kosovës nga Serbia

0
161

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka marrë meritat për lirimin e tre policëve të kidnapuar nga Serbia.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka informuar kryeministrin Viktor Orban për lirimin e policëve.

Ka shtuar se lirimi i policëve pas kërkesës së Hungarisë është dëshmi e qartë e miqësisë me Serbinë.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sapo e njoftoi kryeministrin Viktor Orbán se, sipas kërkesës së paraqitur në takimin e tyre javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka thënë se Orbán vlerëson hapin e ndërmarrë nga presidenti serb “në një periudhë sfidash serioze, që është një dëshmi e qartë e miqësisë së thellë mes kombeve serbe dhe hungareze dhe e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve”.

Leave a Reply