Hoti: Serbia s’po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

0
97

Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, thotë se çështja e të pagjeturve nuk duhet e as nuk guxon të përfshihet në politika ditore.

Ai tha se gërmimet aktualisht po bëhen në Podujevë ndërkaq pritet të fillohen edhe në katër lokacione.

“Aktualisht gërmimet vazhdojnë, pritet të vazhdojnë në katër lokacione. Për momentin ekipet janë në Podujevë në gërmime. Sa u përket vështirësive apo problemeve, ne veprojmë në bazë të urdhrit të Gjykatës, së bashku me Policinë e Kosovës. Rrjedhimisht, problemet e vetme i kemi te lokacioni i saktë, varësisht nga informatat që kemi. Duke pasur parasysh terrenin dhe koordinatat që mbulojnë hapësira të vogla”, tha Hoti.

Hoti shtoi se sa i përket dialogut për çështjen e të pagjeturve, janë në pritje të formimit të Komisionit të përbashkët që duhet të formohet nga Bashkimi Evropian.

“Në raport me dialogun, jemi ende në pritje të formimit të Komisionit të përbashkët, që duhet të formohet nga BE. Nuk kemi pranuar ende asnjë informacion nga pala serbe, as për letrën e 1 Qershorit, dhe as për lokacionet që po synojmë të gërmojmë në territor të Serbisë”, tha Hoti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here