Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje që mërgata të regjistrohet dhe të votojë.
Përmes një video-adresimi, Haxhiu u shpreh se mërgata ka qenë pranë Kosovës edhe kur kufijtë, dhuna dhe largësia janë mundua t’i mbajnë larg, shkruan IndeksOnline.
Sipas saj, mërgata duhet të bëhet pjesë e vendimmarrjes për vendin.
“Afati i regjistrimit për të votuar jashtë vendit nis sot dhe vazhdon deri më 17 maj. Regjistrohuni për të votuar. Ju keni qenë pranë Kosovës edhe kur kufijtë, dhuna dhe largësia janë munduar t’ju mbajnë larg. Keni punuar dhe keni sakrifikuar për ta ndihmuar atdheun tonë. Keni qenë zëri i Kosovës kudo në botë. Vazhdoni kontributin tuaj për Republikën e Kosovës dhe bëhuni pjesë e vendimmarrjes. Regjistrohuni me kohë. Ndihmoni njëri-tjetrin. Flisni me familjarët, me miqtë, dhe me të rinjtë që kanë lindur jashtë, por që Kosovën e kanë në zemër dhe në mendje” deklaroi ajo.
Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme për Kuvend mbahen më 7 qershor./IndeksOnline/















































