Haradinaj te memoriali i Beau Biden: Shërbeu në mbrojtje të lirisë

0
79

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka bërë homazhe pranë memorialit të djalit të ndjerë të presidentit Joe Biden, Beau.

Në një postim në Facebook, shkruan se Beau Biden shërbeu në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe vlerave të përbashkëta të Kosovës dhe SHBA-së.

“Beau Biden shërbeu në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, vlera të përbashkëta të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke nderuar sot shërbimin e tij në ofrimin e paqes dhe lirisë për vendin tonë, Beau do të jetë gjithmonë pjesë e kujtesës historike të Republikës së Kosovës’ ka shkruar ai.

Haradinaj thotë se, Kosova është përgjithmonë mirënjohës ndaj secilit amerikan që ka shërbyer këtu, “falënderues Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe lidershipit të Presidentit Biden drejtë paqes dhe prosperitetit në Ballkan”./RTK

Leave a Reply