Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se Vetëm të koordinuar me Amerikën dhe Bashkimin Evropian mund të fitohet beteja finale me Serbinë.
Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurtid he presidentes Vjosa Osmani që të rreshtohen sipas tij, me aleatët dhe të mbyllet njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë.
I pari i AAK-së potencoi se mospranimi i sugjerimeve mund të ketë pasoja të rënda për Kosovën.
“Kosova po kalon momente të vështira, për shkak të kryeneçësisë së Kryeministrit dhe pavendosmërisë së Presidentes”, shkroi Haradinaj.
“Kosova po kalon momente vendimtare e as ata e as ndjekësit e tyre, nuk janë duke e kuptuar rrezikun që paraqet izolimi nga aleatët perëndimorë dhe veprimet që janë përmbysje e gjithë asaj që është arritur deri më sot”.
“Hezitimi që të pranohen sugjerimet e partnerëve tanë strategjikë, posaçërisht ShBA-së, në një situatë kaq vendimtare, mund të kenë pasoja të rënda për vendin”.
“Kryeministri e ka momentin e fundit të heqë dorë nga kursi i mosveprimit e të kalojë në anën e duhur. Vetëm kështu, e të koordinuar me Amerikën dhe BE-në, fitohet beteja e finale me Serbinë”.
“Është thirrja ime e fundit që Kryeministri dhe Presidentja të rreshtohen me aleatët dhe ta mbyllim njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë. Mos e përjashtoni veten nga ky proces!”.