Haradinaj i premton SBASHK-ut 50% rritje të pagave për mësimdhënësit

0
147

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur premtimin për rritje pagash për 50 për qind, për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet.

Në një takim të zhvilluar të mërkurën me delegacionin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, derisa e ka përmendur programin zgjedhor, Haradinaj ka thënë se prioritet i Aleancës do të jetë edhe ngritja e buxhetit për arsim për 6 për qind.

“Në takim me delegacionin e SBASHK-ut, kryesuar nga z. Rrahman Jasharaj, u njoftova për sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit dhe arsimi në përgjithësi. Po ashtu, me ta i ndava 14 prioritetet në sferën e arsimit që do të përfshihen në programin zgjedhor të AAK-së 2025-2029. E konfirmova synimin tonë për rritjen e pagave për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50% si dhe ngritjen e buxhetit për arsim për 6%. Arsimi do të jetë prioritet i Aleancës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Muajin e kaluar, AAK-ja ka premtuar rritje të pagave e përmirësim të infrastrukturës fizike, si dhe rritje të buxhetit për këtë fushë./Koha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here