Gërvalla takon McKay, diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

0
124

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit për një vizitë zyrtare në Kanada ka takuar Kryetarin e Komisionit për Mbrojtje Kombëtare në Parlamentin e Kanadasë, John McKay.

“Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe forcimi i partneritetit mes dy shteteve në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës ishin temat kryesore në takimin që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, bashkë me Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Kanada, Mimoza Kusari-Lila patën me John McKay”, thuhet në komunikatën për media e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Krahas aspekteve të mbrojtjes dhe sigurisë, gjatë këtij takimi Gërvalla, siç njofton komunikata, e njoftoi McKay rreth progresit të arritur nga Kosova në fushën e demokratizimit të vendit, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes, respektimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin ekonomik.

“Avancimi i statusit të Republikës së Kosovës në anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, përgatitja dhe profesionalizmi i ushtrisë së Kosovës, i arritur si rezultat i bashkëpunimit me shtetet anëtare të NATO-s dhe sipas standarteve të tyre ushtarake, ishin po ashtu pjesë e diskutimit mes Ministres Gërvalla dhe deputetit federal, John McKay”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here