Gastronomia deri në orën 21:00, ora policore nga ora 22:00 – Këto masa pritet të merren nesër

0
1193

Për shkak të situatës së krijuar me rastet në rritje të të infektuarve me koronavirus, Klan Kosova merr vesh se nesër do të mblidhet komiteti ndërministror për të shqyrtuar masat e reja.

Mbledhja e tyre është paraparë në ora nëntë, ndërsa pritet të propozohen masat si vijon:

  • Gastronomia të punojë deri në orën 21.00.
  • Të bëhet kusht që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë, të jenë me tre doza të vaksinës për Covid-19.
  • Gjithashtu Klan Kosova mëson se edhe Ora Policore pritet të nis nga ora 22.00, megjithatë akoma nuk ka të konfirmuar zyrtarisht.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit, 2 mijë e 50 raste u regjistruan të infektuar me me koronavirus.

Leave a Reply