Pas fitores 3-0 ndaj Torino-s në javën e fundit të Serie A, trajneri i Atalanta-s, Gian Piero Gasperini deklaroi se e ardhmja e tij është skuadra bergamaske.
I pyetur nga mediet për të ardhmen, italiani u shpreh se është pjesë e Atalanta-s dhe do vazhdoj të jetë edhe në të ardhmen.
“Jam i lidhur me Atalantën dhe do të vazhdoj të jem edhe në të ardhmen. Asnjëherë nuk kam thënë ndryshe në këtë periudhë, nuk i kam lënë hapësirë asnjë diskutimi sepse kam qenë i fokusuar vetëm tek Atalanta. Këto ditë në Bergamo ka një eufori të jashtëzakonshme, festime të rëndësishme ende na presin dhe ne e kuptojmë se çfarë kemi bërë. Djemtë treguan se ende duan të garojnë dhe të marrin rezultate pozitive”,-tha ai./SS