Kandidati për deputet nga PDK-ja, Kujtim Gashi ka thënë se kanë përfunduar ciklin e takimeve me çdo nëndegë në Prizren, duke falenderuar demokratët për mbështetje dhe angazhim.
Gashi shprehu mirënjohje për çdo mbështetës dhe tha se fushata po vazhdon me përkushtim të plotë.
Ai theksoi se janë vetëm disa ditë deri në 9 shkurt, dhe do të vazhdojnë me punë dhe angazhim të pa ndalur drejt fitores së madhe.
Postimi i plotë:
Në Petrovë, sonte mbyllim ciklin e takimeve me secilën nëndegë. Mirënjohës për çdo demokrat në mbarë Prizrenin. Edhe pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti – vazhdojmë me punë, angazhim dhe përkushtim drejt fitores së madhe!