Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Krasniqi është nderuar me mikpritje nga Sheh Sinan Shishko në Teqenë e Tarikatit Sinani, një ndër më të vjetrat në qytetin e Prizrenit.
Gjatë takimit, ata diskutuan për situatën politike aktuale dhe për të ardhmen e Kosovës.
Krasniqi theksoi se takimet si këto dhe mikpritjet e sinqerta janë mundësi të shkëlqyera për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërsjellë.
Postimi i plotë:
Sonte u nderuam me mikpritje nga Sheh Sinan Shishko, në teqenë e tarikatit Sinani, ndër më të vjetrat në qytetin historik.
Me Sheh Sinanin biseduam për situatën aktuale politike dhe të ardhmen e Kosovës.
Takimet e tilla dhe mikpritjet e sinqerta si këto, janë mundësi e mirë për forcimin e miqësisë së ndërsjellë.