Fulvio Collovati: Mourinho ka disa oferta, po përgatit divorcin

0
160

Fulvio Collovati, kampion bote për Italinë në vitin 1982, siguroi për mediet italiane se José Mourinho, i cili ka kontratë me Romën deri në fund të sezonit, ka disa propozime në tavoline.

Madje 65-vjeçari ka zbuluar edhe klubet e interesuara për të nënshkruar me portugezin.

“E kam parë çuditërisht të trishtuar, sikur po mendonte për diçka. Mendoj se ai ka disa propozime dhe një prej tyre është nga Chelsea.

Ndoshta ka edhe ekipe kombëtare. Me siguri Mourinho po përgatit terrenin për një largim në fund të sezonit”, ka theksuar ai në një deklaratë për RAI Sport, cituar nga portali Football Italia./SS

Leave a Reply