“N’tren për Prezeren”, “Treni Bullgar” “Treni i zgjedhjeve” e shumë shprehje mbi trenin, kanë mbet qesharake edhe për fëmijët që shetiten me trenin e tyre në Qytet.
Prizreni se ka trenin real.Ai është zhdukë. E ka gëlltit koha, ndërtimi i egër, ndërsa tani atij treni po i grahin manipulatët në konferenca shtypi. Treni po rrotullohet me kutit e votimit, herë në fshatra e herë në qytet, e spo ndalet nga “shoferët” e kushtetuses, të cilët e vozisin në dy drejtime para e mbrapa.
Udhëtarët po i terrorizon “media” e cila s’ka stacion për ta prit trenin.
Prizrenin e kanë trajtuar si pronë të tyren. Duke e përmendur edhe si “Jeruzalem”, mendoj se ka treguar më shumë apetitet e tyre se sa interesimin për ta zhvilluar si vend.
Grupet tjera nacionale që i përmendim si minoritete, kanë gabuar sipas mendimit tim kur janë hedhur në lojën politike për patericë pushteti. Kisha pas dëshirë me dëgju planprogram nga ana e tyre e jo ambicie postesh të cilat u shërbejnë vetëm individëve të caktuar, duke mbushur hapsiren e tyre për pushtet.
Prizreni pati nevojë për ndryshim, por jo në favor të atyre që themel komunikimi e kanë fyerjen e tjetrit.
Një gjë jam i sigurt. Trenin do ta mbipopulloj me udhëtar Vetëvendosja. Minoritetet do të kenë mundësi ose të presin në stacion pa e ditur se kur do të vie treni ose hypin si udhëtar dhe zbresin pa arritur në cak, ngase se kanë qmimin e sigurtë deri në stacionin e madh.
Treni është i madh në Prizren. E ruajnë edhe po të jetë nevoja mos ta ndalin.
Fatkeqësia është se treni sdo të ketë binar, ai është pa drejtim.
Shkruan: Ilir BALDEDAJ
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online